Banesa në SHITJE në Kalabri – Veternik. – Pro Real Estate – Kompania për Patundshmëri

Detajet e Shpalljes

Banesa në SHITJE në Kalabri – Veternik. - Kalabri - Prishtine

  • F1
  • F11_1
  • F2_2a - Photo
  • F2_4 - Photo
  • F2_10a- Photo
  • F12

ID e Shpalljes : 81827

Ne shitje - Banesa

Banesa me sipërfaqe të ndryshme ndodhen në lagjen e Kalabrisë pesë minuta larg Albi Mall, dhjetë minuta larg qendrës së Prishtinës dhe 15 minuta larg Aeroportit, ndërtim i Erta Invest, kompleksi Trea. Kompleksi përbëhet nga dhjetë ndërtesa, me 340 banesa komode, të cilat fillojnë nga 87.9m² e që përmbyllen me Penthouse deri në 167m². Apartamentet dhe objektet afariste ultraluksoze të Trea-së do të jenë të rrethuara me një oborr me plot gjelbërim dhe shëtitore si dhe me parkim nëntoksor. Banorët do të gëzojnë një hapësirë private në natyrë, në luksin e shtëpisë së tyre. Në këtë kompleks janë të ndërtuara banesa të ndryshme me emërtime të ndryshme, duke filluar nga banesa Era me sipërfaqe 116.52m² dhe hapësirë gjelbëruese me sipërfaqe 43.96m², banesa Lisi me sipërfaqe 163.52m² dhe hapësirë gjelbëruese 105.26m², banesa Blerta me sipërfaqe 87.10m² dhe hapësirë gjelbëruese 47.76m², banesa Mali me sipërfaqe 129.34m² dhe hapësirë gjelbëruese me sipërfaqe 94.34m², banesa Arra me sipërfaqe 108.23m² dhe hapësirë gjelbëruese me sipërfaqe 46.07m², banesa Blini me sipërfaqe 89.30m² dhe hapësirë gjelbëruese me sipërfaqe 8.82m², banesa Rreze me sipërfaqe 116.52m², banesa Mati me sipërfaqe 163.52m², banesa Mria me sipërfaqe të banesës dhe terasës 87.10m², banesa Agroni me sipërfaqe 129.34m², banesa Rrapi me sipërfaqe 117.80m², banesa Arta me sipërfaqe 89.30m², Penthouse Qielli me sipërfaqe 117.23m², Penthouse Dielli me sipërfaqe të përbashkët me ballkonin 136.74m², Penthouse Ylli me sipërfaqe të përbashkët me ballkonin 179.47m², si dhe Penthouse Hana me sipërfaqe të përbashkët me ballkonin 192.66m².

Banesat me metrazhë të ndryshme dhe me renditje të ndryshme duke filluar nga qëndrimi ditor dhe kuzhina që e posedojnë secila banesë, e që disa prej tyre kanë nga një dhomë të gjumit, disa nga dy dhe disa të tjera nga tri dhoma të gjumit, secila prej tyre posedon nga një banjo dhe një tualet, disa prej tyre kanë terasa e disa edhe ballkone. Të gjitha ndërtesat e kompleksit posedojnë garazhe parkimi nëntokësor, në mënyrë që i tërë kompleksi të jetë i liruar nga veturat, për cilësi më të lartë të jetesës. Përgjatë kompleksit do të shtrihet shëtitorja, si dhe shumë hapësira të tjera të gjelbra, dukë përfshirë edhe këndin e lojrave për fëmijë. Kompleksi Trea do të jetë një lagje e pakrahasueshme, ku banorët do të ndihen mirë, rehat dhe komodë. Banesat janë të pajisura me sistemin Smart Home, me ngrohje në dysheme me sistem inteligjent dhe shumë kualitativ, qeramika të klasit të parë, dyer e dritare të ndërtuara nga materiale kualitative e me standarde evropiane.

Më poshtë do të cekën disa nga mundësitë apo variantet e pagesave:

Varianti i parë: Çmimi 1,500€ për m²
1. Particimi 20%, nga ana e blerësit, në momentin e nënshkrimit të parakontratës noteriale.
2. Pagesa e pjesës së mbetur nëpërmjet procesit kreditues dhe atë për 180 muaj, apo 15 vite.
3. më zero (0) interes.

Varianti i dytë: Çmimi 1,400€ për m²
1. Kësti i parë: pagesa prej 40% e vlerës së parakontratës noteriale, pra pagesë në momentin e nënshkrimit të parakontratës.
2. Kësti i dytë; pagesa prej 40% e vlerës së parakontratës noteriale, shtatë muaj pas nga data e nënshkrimit të parakontratës.
3. Kësti i tretë: pagesa e mbetur prej 20% e vlerës së parakontratës noteriale, me dorëzim të çelësave.

Varianti i tretë: Çmimi 1,200€ për m²
Përmes këtij varianti pagesa mund të bëhet e menjëhershme, ku në çmim përfshihet një garazhë për veturë.

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /customers/f/6/9/pro-rks.com/httpd.www/old/wp-content/themes/realhomes/property-details/property-video.php on line 7
Harta e shpalljes
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com