ID e Shpalljes : 12115
Ne shitje - Banesa
Albanica Residence është e vendosur në hyrje të Prishtinës së Re, ajo ofron pamje spektakolare të tërë qytetit të Prishtinës. Ka qasje në shkollat publike dhe private, QKUK, QMF, në autostradë, qendrat më të njohura tregtare, Gjykata, etj. Një kompleks banimi shumë ekskluzive, ku banesat do të jenë të një cilësie shumë të lartë, me arkitekturë moderne me sistem hoteli, me recepsion, lavanderi, mirëmbajtje dhe siguri 24/7.
Dritaret do të jenë nga brendi M-Technology (4 sezonale me 3 shtresa xhami), pompa termike individuale me mundësi ngrohje dhe ftohje, dyer të brendshme klasike me dimesione më të larta se dimesioni standard.
Instalimi elektrik do të jëtë i firmës “Hager”, instalimi hidrosanitar “Geberit”, ndërsa instalimi i sistemit të sigurisë do jëtë “Alhua”.
Fasada e banesave në Albanica Residence do jetë klasike me pamje moderne të kualitetit më të lartë, me dysheme sipas zgjedhjes (laminat apo parket), koridore me mure të suvatuara të stilit “Rafaelo” dhe dysheme me gur të çmuar (granit & mermer).
*Banesat do jenë të metrazhave dhe planimetrive të ndryshme që variojnë nga 70m² në 824m².
*Lokalet do jenë të metrazhave dhe planimetrive të ndryshme që variojnë nga 60m² në 171m²
Banesat dhe lokalet kanë mundësi blerje deri 30 vite përmes bankës.