ID e Shpalljes : 101888
Me qira - Objekte Afariste
Ofrohet për qira objekti me sipërfaqe 1800m², i cili ndodhet në Graçanicë, afër Prishtina Mall, përkatësisht përballë QMI-së.
Objekti është i gatshëm për zhvillimin e industrisë si: Hotel, Restorant dhe Rooftop. I ndarë në katin përdhesë dhe katër kate të tjera, me investim të jashtëzakonshëm, me renditje të këtillë:
Kati: -1: Kuzhina kryesore, lavanderi, frigorifer, kumore, depo
Kati 0: restorant, kuzhinë, një terasë të mbuluar, një dhomë pune, një zyre, recepsionin dhe tri tualete
Kati 1: sallë për konferencë, një zyre, një hapësirë fitnesi dhe një tualet
Kati 2 dhe 3: 18 dhoma gjumi dhe 18 banjo
Kati 4: rooftop, 2 wc
Objekti posedon kamera dhe alarm për siguri, klimatizim, termo pompë për ngrohje dhe ftohje, rezervuar të ujit 10,000l, dy ashensorë, gjenerator dhe sistem gazi për pjekje, të cilat plotësojnë të gjitha kushtet për zhvillime të veprimtarive të ndryshme.
Duke marrë parasysh lokacionin, me qasje shumë të shpejtë në autostradë, në Magjistralen Prishtinë-Shkup, me qasje të shpejtë në aeroport dhe shumë afër Qendrës Tregtare Prishtina Mall, objekti është i përshtatshëm për “Hoteleri, Restorant dhe Caffeteri – HORECA”, por edhe për zhvillime të tjera si spitale, afarizëm.
Objekti ka mundësi të ndahet veçmas si në: Hotel, Restorant dhe Rooftop.