ID e Shpalljes : 84512
Me qira - Objekte Afariste
Objekti me sipërfaqe 3440m² ndodhet në Veternik, është i ndarë në 8 kate, dy prej tyre të destinuara vetëm për parking, me sipërfaqe totale 860m², ku secili kat ka nga 430m². Katet e tjera janë të destinuara vetëm për zyre, ku secili kat ka nga 430m² hapësirë të madhe të shfrytëzueshme, dhe nga një banjo. Hapësirat e objektit mund të shfrytëzohen për veprimtari biznesore të ndryshme, varësisht nga nevojat dhe kërkesat që paraqesin klientët. Ka lokacion jashtëzakonisht të përshtatshëm dhe të favorshëm, i cili ka qasje të shpejtë në Qendër, në autostradë dhe në afërsi të qendrave tregtare Albi Mall e Grand Store.
Objekti ka dy kate garazha, ku në tërësi numëron 18 garazha.