ID e Shpalljes : 85491
Ne shitje - Shtepi
Ofrohen për shitje prona me sipërfaqe e planimetri të ndryshme, të cilat ndodhen në San Nicolas Resort & Residences, në Dhërmi. San Nicolas është një kompleks turistik i cili do të hedh hapat e ndërtimit në një nga zonat më të bukura të bregdetit të jugut, në zemër të Mesdheut, një projekt ndryshe, i cili do të sjellë një vizion të ri në turizëm dhe në mënyrën e jetesës luksoze. Ky kompleks ka pjesë të tij dhe zona të përbashkëta për argëtim apo shërbime (ambiente tregtare, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët etj.), si dhe hapësira të tjera si rrugë dhe hyrje të kompleksit, të cilat kërkojnë mirëmbajte, pastrim, ndriçim dhe të gjitha komoditetet luksoze për akomodim do rezultojnë në krijimin e një ambienti dhe komuniteti natyral e njerëzor, gjë që do ta ndikojë në kualitetin e kohës së pushimit tuaj, ku gjithashtu do të lidheni me natyrën përmes vendndodhjes së privilegjuar pranë plazhit Palasë.
Pronat janë duke u ndërtuar me elementet më të pastra të arkitekturës moderne, me finesë në stil e dizajn të hapësirave të jashtme dhe të brendshme. Përdorimi i majftueshëm i materialeve natyrore, tradicionale dhe vendore, e përmbushë arkitekturën e villave duke u përzier me ngjyrat e natyrës së bukur dhe plot jetë të vendit. Përpos kualitetit të ndërtimit, pamjes së jashtëzakonshme të vilave nga jashtë dhe brenda, vendndodhja në afërsi të bregdetit dhe rrethimit me male, bën që këto vila të jenë jashtëzakonisht të përshtatshme dhe shumë të kërkuara. Ato do të jenë të ndara në vila elitare me sipërfaqe 388.6m², vila individuale Premium me sipërfaqe 222.6m², vila individuale standart me sipërfaqe 222.6m², si dhe apartmente me sipërfaqe
106.8m².
Një erë e freskët deti dhe hapësirë e rezervuar vetëm për ju, shijoni një eksperiencë unike, pishine private në vilën tuaj, ndërsa krijoni momente të çmuara në San Nicolas Resort & Residences.
Pronat pritet të përfundojnë në fund të vitit 2024.