ID e Shpalljes : 84279
Ne shitje - Shtepi
Ofrohen për shitje prona me sipërfaqe të ndryshme, të modeleve dhe llojeve të ndryshme, të cilat ndodhen në Gjirin e Lalzit, në San Pietro & Residence. San Pietro Resort me një koncept inovator, ndërthur banimin dhe turizmin, ndikon në zhvillimin e zonës dhe sjell pikërisht atë që mungon, Turizmin Elitar. Në një vendndodhje strategjike në plazhin e Gjirit te Lalzit, është projekti më i madh në llojin e tij, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Plazhi i Gjirit të Lalzit është pjesë e plazheve rërore të detit Adriatik dhe është i mbrojtur nga erërat që vijnë nga veriu apo jugu. Pranë bregut shtrihet një brez gjelbërimi me pisha te larta shumëvjeçare.
Në këtë zonë kaq të bukur, në një truall me sipërfaqe prej 350.000m² dhe 1500m vijë bregdetare, plazh eksluziv, shtrihet Resorti San Pietro. Vilat e këtij Resorti janë ndër vilat më lukzose në Shqipëri e në rajon, duke qenë të ndërtuara e të sturkturuara me modelet më moderne dhe unike të modës së fundit, të cilat ofrojnë komoditet dhe rehati të jashtëzakonshme, e rrethuar mes detit dhe malit, me pamje të jashtëzakonshme. Vilat të cilat ofrohen janë të këtij lloji: dy vila individuale me sipërfaqe njëra 230.2m² dhe tjetra 242m². Këto vila kanë qëndrimet ditore, kuzhinën dhe nga një dhomë të gjumit në katin përdhesë, ndërsa në katin e parë kanë nga tri dhoma të gjumit. Kanë privatësi të plotë, troje me sipërfaqe të ndryshme të cilat përfshihen në çmim dhe pishina private. Në vazhdim janë dy vila të bashkëngjitura njëra me dy hyrje me sipërfaqe 190.9m² dhe tjetra me katër hyrje me sipërfaqe 130.85m². Kanë renditje dhe stukturim të ndryshëm, duke filluar nga vila me 190.9m², e cila ka qëndrimin ditor, kuzhinën dhe dy dhoma të gjumit, ndërsa tjetra vila me sipërfaqe 130.85m² ka qëndrimin ditor, kuzhinën dhe tri dhoma të gjumit. Edhe këto vila kanë hyrje private, që sigurojnë privatësi të plotë.
Përpos vilave, ky resort ofron edhe apartmente të llojeve dhe sipërfaqeve të ndryshme: Apartamente me sistemim të brendshëm 1+1 variojnë nga 72 -90m²;
Apartamente me sistemim të brendshëm 2+1 variojnë nga 102- 106m².
Të gjitha pronat kanë plazhe përkatëse, kondicioner të përfunduar, troje të çertifikuara, privatësi të plotë, si dhe kamera sigurie.
Bëhuni banorë të njërës ndër to, njëherish duke siguruar qetësi, rehati, komoditet dhe kënaqësi!