ID e Shpalljes : 92500
Ne shitje - Banesa
Ofrohen për shitje prona të ndryshme, me sipërfaqe të ndryshme, në kompleksin Turquoise Marine, në Gjirin e Lalëzit.
Turquoise Marine është ndër projektet më të mëdhaja, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit, me një sipërfaqe totale prej 350,000m² (35 ha) dhe sipërfaqe ujore 38,400m², i pozicionuar në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Kompleksi “Turquoise Marine” ofron izolim termik, teknologji të lartë, siguri të plotë me sistem të dixhitalizuar si dhe një arkitekturë moderne dhe tepër funksionale.
Ofron cilësi të lartë të përcaktuar nga EUROCODE, me ndjekje rigoroze të 10 standardeve evropiane për dizajnin strukturor.
Pjesa rezidenciale përbëhet nga vila dhe apartamente me tipologji të ndryshme, duke filluar nga sipërfaqe fizike 60m² – 261m², të cilat përfshijnë 307 vila dhe 216 apartamente.
1- Vila T1
Kjo vilë ka sipërfaqe fizike 261.7 m², e cila organizohet në ambientin e ngrënies, këndin e gatimit & kuzhinë, të dyja të aksesueshme me verandën. Në të njëjtin kat kemi një tualet dhe një
dhomë gjumi. Kati i dytë është i organizuar në tri dhoma gjumi, ajo matrimoniale me dalje në verandë, dhomat e gjumit të fëmijëve dhe një tualet. Kati nëntokë i kësaj vile mund të shfrytëzohet si ambient teknik.
2- Vila T2
Vila ka sipërfaqe fizike 155m², e cila organizohet në ambientin e ngrënies, këndi i gatimit & kuzhina, të dyja ambiente të aksesueshme në verandë. Në të njëjtin kat ka edhe një tualet dhe një dhomë gjumi, kati i dytë është i organizuar në dy dhoma gjumi, ajo matrimoniale me dalje në verandë, dhoma e gjumit e fëmijëve dhe një tualet. Kati nëntokë i kësaj vile mund të shfrytëzohet si ambient teknik.
3-Vila T3
Vila ka sipërfaqe fizike 121m², e cila organizohet në ambientin e ngrënies, kuzhina dhe gatimi, një tualet, të aksesueshme me verandën. Kati i dytë është i organizuar në dy dhoma gjumi, ajo
matrimoniale, dhoma e gjumit e fëmijëve dhe një tualet.
4- Vila T4
Vila ka një sipërfaqe fizike 131m², e cila organizohet në ambientin e ngrënies, gatimit dhe kuzhina, një tualet, të aksesueshme me verandën. Kati i dytë është i organizuar në tri dhoma gjumi, dy matrimoniale, një dhomë gjumi për fëmijë dhe një tualet.
5- Apartamente e zonës T5, të cilat janë opsione 1+1, me dhe/ ose pa verandë, gjithashtu edhe opsione të apartamenteve 2+1.
Apartament 1+1 ,me një sipërfaqe fizike 60.08m², i cili organizohet në ambientin e ngrënies, kuzhina, dhomë gjumi dhe një tualet. Në ndryshim nga apartamentet e tjera, kjo tipologji ka edhe oborrin e saj.
Apartamenti 2+1 me sipërfaqe totale 83m² – 92m² është i organizuar në ambient ndenjeje, ngrënieje, dy dhoma gjumi dhe një tualet.
6- Vila T6
Vila ka sipërfaqe fizike 108 m², e cila është e organizuar në ambientin e ngrënies, gatimit dhe kuzhina, një tualet, të aksesueshme me verandën. Kati i dytë është i organizuar në dy dhoma gjumi dhe një tualet. Kjo vilë ka një parcelë të dedikuar.
7- Apartamente me tipologji të ndryshme duke filluar nga garsionere, 1+1.
Çmimet prezantuese janë këto:
Vilat: nga 1,500€ / m² deri në 2,300€ / m².
Apartamentet: 1,530€/m²