Shtëpi 270m² me QIRA në Fshatin Ndërkombëtar. – Pro Real Estate – Kompania për Patundshmëri

Detajet e Shpalljes

Shtëpi 270m² me QIRA në Fshatin Ndërkombëtar. - Lagjja Ndërkombëtare - Prishtine

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8

ID e Shpalljes : 109343

Me qira 1,800€ - Shtepi
270 m2 3 Dhoma te fjetjes 3 Banjo 1 Garazha 1 Dhoma Pune Shtyp

Ofrohet për qira shtëpia me sipërfaqe 270m², e cila ndodhet në Fshatin Ndërkombëtar, me orientim nga lindja dhe perëndimi.
Është tërësisht e mobiluar, e cila karakterizohet nga mobiliet elegante që i kanë dhënë shtëpisë një pamje të këndshme dhe shumë komode, me një renditje të këtillë: kati përdhesë ka qëndrimin ditor, kuzhinën dhe një banjo, kati i parë ka tri dhoma të gjumit (njëra prej tyre master), një banjo dhe një ballkon ndërsa bodrumi ka një hapësirë dhe utilitin.
Të shfrytëzueshme ka edhe një garazhë.
Shtëpia gjithashtu ka dy oborre të mirëmbajtuar dhe vendparkim të mjaftueshëm për banorët.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike.
Ndodhet në një lagje që ofron kushte shumë të mira banimi, me hapësira të përbashkëta, kopshte me gjelbërim, parqe dhe fusha të sportit.

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /customers/f/6/9/pro-rks.com/httpd.www/old/wp-content/themes/realhomes/property-details/property-video.php on line 7
Harta e shpalljes
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com