ID e Shpalljes : 85025
Ne shitje - Shtepi
Shtëpia me sipërfaqe 278m² ndodhet në Lagjen Swiss Village, në Çagllavicë, me orientim juglindje dhe perëndimi. Lagjja Swiss Village është e tipit të mbyllur, me mirëmbajtje dhe videomonitorim 24h, e organizuar për një ambient të rehatshëm, funksional dhe të sigurt si infrastrukturë moderne me hapësira të mjaftueshme për banorë si dhe hapësira të gjelbëruara. Është e mobiluar tërësisht dhe e projektuar me një stil të veçantë dhe modern, e veshur kryesisht nga druri i kombinuar me ngjyrat e interierit të brendshëm e ndarë në dy kate dhe ka këtë renditje: kati përdhesë ka qëndrimin ditor me kuzhinë, një dhomë të gjumit, një banjo, një depo dhe terasën, ndërsa kati i parë ka tri dhoma të gjumit (njëra prej tyre Master), një banjo dhe ballkonin. Shtëpia ka ngrohje qendrore nën dysheme me rrymë. Ndodhet në një lokacion tejet të përshtatshëm, që ofron banim shumë të qetë.