ID e Shpalljes : 77994
Ne shitje - Shtepi
Për një nivel të lartë të jetesës duke u frymëzuar nga koncepti japonez i jetesës “IKIGAI”, së fundmi do të jetësohet lagjja Marigona Hill. Një projektim i tillë kaq i kujdesshëm që ruan gjelbërimin aktual dhe ndërlidh ndërtimin me natyrën duke e bërë pjesë të saj. Ambientet e Marigona Hill do të përbëhen nga parqe me shtigje për shëtitje dhe të lojërave për fëmijë, fusha të ndryshme sportive si dhe me një kujdes të veçantë do të mbillen pemë dhe lule të llojllojshme, që të bëhet filtrimi natyral i ajrit. Do të ketë dhe “Walking District” shëtitore pranë dyqaneve, që do të ua bëjë krejtësisht të lehtë dhe të shpejtë përmbushjen e nevojave elementare si blerjet në market, pastrimi kimik, barnatore etj. Dhe së fundmi më e rëndësishmja është e veçuar parcela për çerdhen e lagjes, e cila do t’i jepet nën menaxhim Komunës së Prishtinës. Shtëpia ka sipërfaqe prej 426m², veçanti e kësaj shtëpie është ndarja e hapësirave, ku 338m² janë të planifikuara të shfrytëzohen si hapësira banimi, ndërsa 88 m² si bodrum, i cili do të shërbejë për plotësimin e nevojave të ndryshme. Gjithashtu shtëpia do të ketë sistem Smart Home, fshesë qëndrore si dhe sistem të ngrohjes me energji elektrike.