ID e Shpalljes : 80731
Ne shitje 350,000€ - Shtepi
Shtëpia me sipërfaqe 450m² ndodhet në Arbëri, afër parkut. Është e ndarë në këtë mënyrë: bodrumi, kati i parë dhe kati i dytë. Është e mobiluar në tërësi me shije tejet elegante dhe moderne, me kombinime të ngjyrave të ndezura, që e bën shtëpinë një ambient tejet të ngrohtë dhe familjar, me një renditje të kësaj mënyre: bodrumi me sipërfaqe 30m², kati i parë përmban qëndrimin ditor, një kuzhinë (që të dyja kanë dalje në terasë) dhe një dhomë të gjumit, ndërsa kati i dytë ka tri dhoma të gjumit (secila prej tyre ka ballkon) dhe një banjo. Shtëpia ka në dispozicion një terasë me sipërfaqe 140m² me pamje nga qyteti dhe një oborr me sipërfaqe 4 Ari. Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.