Shtëpi në SHITJE në Taukbahçe. – Pro Real Estate – Kompania për Patundshmëri

Detajet e Shpalljes

Shtëpi në SHITJE në Taukbahçe. - Tokbashqe - Prishtine

  • resize photos (35)
  • 17d
  • 18d
  • 22d
  • 23c
  • 24c
  • 25c
  • 26c

ID e Shpalljes : 86395

Ne shitje - Shtepi
311.50 m2 Shtyp

Ofrohen për shitje shtëpi të sipërfaqeve të ndryshme, me planimetri e strukturime të ndryshme, të cilat ndodhen në Lagjen Vargu i Blertë, në Taukbahçe, ndërtime të Pozhegu Brothers, me orientime dhe pozicionime të ndryshme. Pozhegu Brothers është kompani lidere e zhvillimit të projekteve të reja ndërtimore në Prishtinë, ndër kompanitë më serioze, e cila bën ndërtime kualitative, me modele dhe materiale të kualitetit të lartë perëndimor e evropian. Merret me zhvillimin dhe krijimin e patundshmërisë së re rezidenciale dhe komerciale.
Shtëpitë që ofrohen për shitje ndodhen në lagjen e ashtuquajtur “Vargu i Blertë”. Lagjja “Vargu i Blertë” do të funksionojë si shtëpi e madhe me shumë familje, e cila është e menduar për çdo banor dhe vizitor të saj. Krahas privatësisë së lagjes, rëndësia e madhe i është kushtuar edhe hapësirës publike, duke ofruar sipërfaqe prej afro 20 ari për shfrytëzim publik, hapësirë e cila do të shërbejë për rekreacion, aktivitet fizik e sportiv, duke promovuar socializimin e banorëve pa dallim grup-moshe, e njëkohësisht duke kontribuar në shëndetin, si fizik, po ashtu edhe atë mendor të çdo banori të lagjes. Ndër karakteristikat kryesore me të cilat shquhet “Vargu i Blertë” janë:
-Pozita tejet e favorshme gjeografike e lagjes, shtrirja gjeometrike e njësive të banimit, duke i dhënë përparësi të veçantë orientimit jugor të kthinave primare të banimit si orientim më i përshtatshëm;
-Dominimi i gjelbërimit në lagje;
-Trajtimi urban dhe arkitektonik i lagjes, ku përmes planifikimit, qëndrueshmërisë dhe aplikimit të materialeve natyrore është arritur që lagjja të unifikohet me natyrën, duke u bërë njëkohësisht ikonë e lagjes Sofalia.
Shtëpitë janë tejet kualitative, të nivelit më të lartë, super luksoze dhe moderne, të cilat kanë planimetri të ndryshme dhe sipërfaqe të ndryshme, duke i numëruar kësisoji:
Shtëpia 17D – 285.64 m²
Shtëpia 18D – 287.39 m²
Shtëpia 22D – 287.21 m²
Shtëpia 23C – 288.51 m²
Shtëpia 25C – 288.33 m²
Shtëpia 24C – 283.98 m²
Shtëpia 26C – 311.50 m²

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /customers/f/6/9/pro-rks.com/httpd.www/old/wp-content/themes/realhomes/property-details/property-video.php on line 7
Harta e shpalljes
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com