ID e Shpalljes : 87298
Ne shitje 80,000€ - Shtepi
Vila me sipërfaqe 105m² ndodhet në Novobërdë, në truall me sipërfaqe 5 Ari. Është tërësisht e mobiluar dhe me ndërtim të kualitetit të lartë, e renditur në këtë mënyrë: kati i parë ka qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma të gjumit dhe një banjo. Vila në shfrytëzim ka edhe një pishinë të hapur, e rrethuar me male dhe hapësira të tjera relaksuese që banorët ta gjejnë qetësinë shpirtërore dhe komfortin që ju duhet. Lokacioni shumë i përshtatshëm, ajri jashtëzakonisht i pastër dhe pishina janë disa nga pikat kryesore që e përbëjnë këtë vilë.
Përpos kësaj vile, ofrohen për shitje edhe dy vila të tjera, që ndodhen në troje më sipërfaqe 4.5 Ari, të cilat janë në ndërtim e sipër, me planimetri e renditje të njëjtë, njëra me pishinë, ndërsa tjetra pa pishinë. Çmimi i vilës që posedon pishinën është 75,000€, ndërsa vila pa pishinë është 65,000€.
Në afërsi të këtyre vilave, janë edhe dy troje më sipërfaqe njëra 5 Ari me vlerë 2,500€ për ari dhe tjetra me sipërfaqe 4.5 Ari me vlerë 2,300€ për ari. Të dyja kanë infrastrukturë të plotë dhe pozicionohen në një lokacion shumë të përshtatshëm.
Si përfundim, përveç këtyre pronave, ofrohen edhe dy shtëpi në shitje me pishinë dhe që të dyja ndodhen në troje njëra me sipërfaqe 2 Ari me vlerë 50,000€, ndërsa tjetra në truall me sipërfaqe 3 Ari, me vlerë 60,000€.
Të gjitha këtë prona ndodhen në Komunën e Novobërdës. Kontrata për këto prona mund të bëhet te Noteri.